logo
Emri:



Historiku

Shkollat e Studimeve Politike

Shkolla e parë e Studimeve Politike e mbështetur nga Këshilli i Evropës u krijua në Moskë në vitin 1992 për të trajnuar brezin e ardhshëm të udhëheqësve politikë, ekonomikë, socialë dhe kulturorë. Shkolla nuk ofron një kurs studimi akademik, por përmban një seri seminaresh dhe leksionesh/konferencash vjetore mbi tema si integrimi Evropian, demokracia, të drejtat e njeriut, shteti ligjor dhe globalizmi. Programi vjetor përfshin aktivitete kombëtare, të cilat përmbyllen me një sesion në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg.

Deri tani janë ngritur shkolla në Rusi, Gjeorgji, Bullgari, Moldavi, Kosovë/UNMIK, “ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Rumani, Armeni, Ukrainë dhe Azerbaixhan.

Çdo shkollë drejtohet nga një drejtor, i cili caktohet nga bordi i shkollës për përzgjedhjen e rreth 40 kandidatëve çdo vit, përgatitjen e programeve të studimit dhe menaxhimin financiar dhe administrativ të shkollës. Shkollat e Studimeve Politike e Këshillit të Evropës janë OJF kombëtare në vendet e tyre.

Rrjeti

Shkollat e studimeve politike veprojnë në rrjete rajonale dhe organizojnë aktivitete rajonale, në veçanti në Ballkan dhe Kaukaz.

Drejtorët e shkollave takohen disa herë në vit për të koordinuar aktivitetet e tyre dhe për të shkëmbyer eksperienca dhe praktika të mira.

Shoqatat e pjesëmarrësve të shkollave që janë krijuar në vendet pjesëmarrëse ndihmojnë për mbajtjen dhe zhvillimin e lidhjeve profesionale dhe sociale.

Një prioritet për Këshillin e Evropës

Në Samitin e 3-të të Këshillit të Evropës të zhvilluar në Varshavë në 16 dhe 17 Maj 2005, Krerët e Shtetit dhe Qeverisë së 46 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë programin e shkollave në prioritetet e Organizatës për vitet në vazhdim, vlerësoi rolin që luajnë shkollat në forcimin e demokracisë në Evropë.

Programi i studimit të shkollave drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Politike, e cila inkurajon sinergjinë ndërmjet shkollave dhe aktiviteteve të Këshillit të Evropës në vendet e përfshira në këtë program.

Financimi

Shkollat e studimeve politike, përveç marrjes së një financimi bazë nga Këshilli i Evropës, financohen edhe nga kontribute të shteteve anëtare dhe/ose vëzhgues të tij, programe të ndryshme të përbashkëta me Komisionin Evropian dhe fondacionet dhe OJF-të ndërkombëtare.

Universiteti i Verës për Demokraci

Që nga krijimi i tyre, çdo shkollë e studimeve politike ka marrë pjesë në seminarin përfundimtar vjetor të organizuar në Strasburg, me fokus kryesisht mbi institucionet Evropiane. Në vitin 2005, tetë seminare në Këshillin e Evropës u ndoqën nga rreth 400 pjesëmarrës. Programet e seminarit janë përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve Politike, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Qendra Evropiane e Administratës Publike (QEAP) e krijuar nga Qeveria Franceze, e quajtur ENA, Universiteti Robert Schuman, Institut d’Etudes Politiques, Centre des etudes europeennes de Strasbourg, Euro-Institut, Qyteti i Strasburgut, Conseil general du Bas-Rihn dhe Conseil Regional d’Alsace (këshilli rajonal).

Në vitin 2006, me qëllim rritjen e profilit/vizibilitetit të programit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet pjesëmarrësve nga shkolla të ndryshme, seminaret përfundimtare për të gjitha shkolla u shkrinë në një eveniment të vetëm të madh, Universiteti i Verës për Demokraci, i cili u zhvillua nga 10-14 Korrik. Ky eveniment i mbështetur nga partnerët e QEAP, e cila ndihmoi me përgatitjet, mblodhi rreth 500 pjesëmarrës nga 15 vende në Pallatin e Evropës. Programi përmbante sesione plenare, workshope dhe vizita studimore. Figura publike përfaqësuese të autoriteteve Franceze, Evropiane dhe ndërkombëtare, si edhe ekspertë nga Këshilli i Evropës dhe QEAP, mbajtë fjalime në Universitetin e Verës për demokraci dhe luajtën një rol udhëheqës në zhvillimin e tij. Sergei Stanishev, Kryeministri i Bullgarisë, ish pjesëmarrës të Shkollave të Studimeve Politike të Moskës dhe Sofjes, organizuan një leksion hapës të të parit Universitet për Demokraci.

Prezantimi i programit

Çështja e parë në programin e Universitetit të Verës për Demokraci ishte një diskutimiI përbashkët se si të adresojmë “Sfidat ndaj demokracisë në Evropën e ditëve tona”. Theksi u vu në tema me interes të përbashkët për demokracitë Evropiane dhe ato të reja, të cilat, përveç diversitetit të praktikave të tyre dhe konteksteve të gjera dhe të larmishme politike dhe gjeopolitike, të gjitha ndeshen me të njejtat problematika, duke përfshirë pjesëmarrjen, integrimin, sigurinë dhe integritetin në jetën publike.

Synimi ishte identifikimi i  karakteristikave specifike të qasjes Evropiane mbi këto çështje, me qëllim forcimin e frymës së përkatësisë ndaj Evropës si e tërë, dhe studimi i përgjigjeve të përbashkëta të hartuara nga organizata të ndryshme Evropiane, modelet dhe praktikat e përdorura dhe tipet e ndryshme të aksioneve të përbashkëta. Programi përfshiu kontribute nga fushat e shkencave politike dhe drejtësisë.

Tre tema kryesore u zgjodhën për të udhëhequr diskutimet mbi aspekte të ndryshme të funksionimit të shoqërive Evropiane të lira, pluraliste dhe demokratike: “Demokracia në veprim”, “Strategjia(të) Evropiane”, dhe “Aspektet e qeverisjes publike”.

Tre konferenca kryesore u mbajtën mbi këto subjekte për studentët e shkollave të ndryshme. Diskutimet vazhduan me workshope të drejtuara nga secila shkollë dhe fokusi ishte drejt një qasjeje interaktive dhe çështjeve të ditës. Programi përfshiu gjithashtu vizita tematike në lidhje me workshopet e zgjedhura nga pjesëmarrësit, duke përfshirë sesione në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

 

Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u themelua ne mars te vitit 2007. Misioni i Shkollës Shqiptare të Politikës është të forcojë një kulturë modernë politike bazuar në vlerat e përbashkëta të pluralizmit, tolerancës dhe dialogut të hapur, duke inkurajuar kështu zhvillimin e një komuniteti të politikanëve të rinj dhe liderave qytetarë të përkushtuar për zbatimin e modelit demokratik bashkëkohor të qeverisjes.


 



Ndryshimi i fundit: 14-02-2009