logo
Emri:



Misioni

Misioni i Shkollës Shqiptare të Politikës është të forcojë një kulturë modernë politike bazuar në vlerat e përbashkëta të pluralizmit, tolerancës dhe dialogut të hapur, duke inkurajuar kështu zhvillimin e një komuniteti të politikanëve të rinj dhe liderave qytetarë të përkushtuar për zbatimin e modelit demokratik bashkëkohor të qeverisjes.

SYNIMET DHE OBJEKTIVAT

Për të arritur këtë mision, Shkolla Shqiptare e Politikës angazhohet për objektivat e mëposhtëm:

  • Të inkurajojë zhvillimin e udhëheqësisë të përgjegjëshme dhe etike midis udhëheqësve të rinj politikë dhe qytetarë dhe të mbështësë ata për të shtrirë më tej misionin e Shkollës në kontekstin e tyre social;
  • Të zgjerojë botëkuptimin e të trajnuarve mbi parimet kryesore të qeverisjes së mirë si shteti i së drejtës, legjitimiteti, transparenca, llogaridhënia, aksesueshmëria dhe respekti për të drejtat e njeriut;
  • Të sigurojë mundësi për të mbledhur së bashku udhëheqës politikë dhe civilë nga i gjithe spektri i jetës publike, për të diskutuar një gamë të gjerë të çështjeve politike, sociale dhe ekonomike;
  • Të stimulojë proçesin vendim-marrës dhe legjislativ transparent dhe të qartë i cili merr në konsideratë inreresat dhe opinionet e ndryshme të publikut;
  • Të rrisë aftësitë dhe njohuritë e të trajnuarve në lidhje me aspektet praktike të proçesit demokratik;
  • Të rrisë aftësinë e të trajnuarve për të marrë pjesë në dialogun dhe debatin e hapur publik si edhe përfshirjen e medias në këtë proçes;
  • Të nxisë një vlerësim për vlerat e pjesëmarrjes, përfshirjes dhe shkëmbimin e lirë të ideve, duke forcuar kështu rritjen e një shoqërie civile dhe dinamike.

 


Ndryshimi i fundit: 14-02-2009