METODAT E MËSIMDHËNIES DHE TË TË NXËNËT
Një shumëllojshmëri metodash të mësmidhënies dhe të të nxënët do të përdoren për të realizuar qëllimin e programit. Sesionet e trajnimit do të ndërthurin fjalën e lektorëve me atë të pjesëmarrësve, do të ruhet një raport ndërmjet orëve teorike dhe praktike. Parashikohet të përdoren ligjërata, diskutimi, debati, puna në grup, studimi i rastit, loja me role, prezantimet, projektet, aktikujt studimorë, esetë, recensionet kritike, raportet.
Shkolla është pa pagesë.
LEKTORËT
Grupi i lektorëve do të përbëhet nga akademikë dhe politikanë vendas dhe të huaj të cilët do të kontribuojnë me dijen, përvojën, studimet, analizat e tyre në formimin e brezit të politikanëve të rinj. Në këtë ekip do të përfshihen parlamentarë, udhëheqës të niveleve të ndryshme, diplomatë të niveleve të larta, studiues dhe gazetarë. Secila seancë drejtohet nga një ekip lektorësh.
PROFILI I PJESËMARRËSVE
Politikanë, zyrtarë të institucioneve qëndrore dhe lokale, të zgjedhurit e këshillave të Bashkive, komunave, përfqaësues nga sistemi gjyqësor, biznesi, media, organizatat joqeveritare. Mosha e pjesëmarrësve të jetë deri në 40 vjeç. Shkolla synon një balancim gjinor të pjesëmarrësve si dhe një përfaqësim të barabartë të minoriteteve etnike dhe fetare nëse ata plotësojnë kriteret e tjera.