Zgjerimi i shkëmbimit të ideve nëpërmjet rrjetformimit është një prej synimeve kryesore të Shkollës. Që prej lançimit të saj në vitin 2007 një rrjet i zhvilluar alumni dhe pjesëmarrja aktive në aktivitete kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare janë në themel të strategjisë rrjetformuese të Shkollës.
Rrjeti i Alumni të SHSHSP
Megjithëse SHSHSP ka vetëm dy breza alumni, ata luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e Shkollës nëpërmjet rrjetit të tyre të kontakteve. Falë partneritetit me Shkollat e tjera të Studimeve Politike në rajon dhe bashkëpunimit me partnerë të tjerë lokalë, alumni-t e SHSHSP kanë marrë pjesë në aktivitete të ndryshmë lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Aktualisht, SHSHSP dhe alumni-t e saj kane krijuar dhe mirembajne forumin www.politika.al që do të luajë rolin e një platforme debatesh, opinionesh, diskutimesh dhe idesh rreth çështjeve kryesore politike, sociale dhe ekonomike në vend dhe përtej në dritën e parimeve dhe idealeve demokratike.