Universiteti i Verës për Demokraci është një takim i përvitshëm i pjesëmarrësve të Shkollave të Studimeve Politike në Strasbourg i organizuar nga Këshilli i Evropës. Rreth 600 lidera te ardhshëm takohen për të ndarë, shkëmbyer dhe koordinuar ide, aktivitete dhe debatojnë mbi tematika të ndryshme.
Në vitin 2006, me qëllim rritjen e profilit/vizibilitetit të programit dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet pjesëmarrësve nga shkolla të ndryshme, seminaret përfundimtare për të gjitha shkolla u shkrinë në një eveniment të vetëm të madh, Universiteti i Verës për Demokraci, i cili u zhvillua nga 10-14 Korrik. Ky eveniment i mbështetur nga partnerët e QEAP, e cila ndihmoi me përgatitjet, mblodhi rreth 500 pjesëmarrës nga 15 vende në Pallatin e Evropës. Programi përmbante sesione plenare, workshope dhe vizita studimore. Keto aktivitete synuan mbeshtetjen e nje reflektimi mbi çeshtje te perbashketa dhe te krojonte hapesira dypaleshe dhe rajonale dialogu. Universiteti i Veres u dha mundesi pjesemarresve te degjonin figura publike përfaqësuese të autoriteteve Franceze, Evropiane dhe ndërkombëtare, si edhe te takonin eksperte nga mbare Evropa dhe me gjere.
Çdo Universitet i dedikohet nje teme te veçante. Universiteti ilustron keto tema ne nje numer evenimentesh te natyrave te ndryshme : seanca plenare te cilat mbledhin te gjithe pjesemarresit, konferenca tematike te cilat mbledhin 2-4 shkolla se bashku, workshope dhe metoda te tjera pjesemarrese te privilegjuara, momente qe i kushtohen programeve bilaterale apo rajonale. Perveç ketyre jane parashikuar vizita ne Gjykaten Evropiane te te Drejtave te Njeriut.
Qe prej vitit 2006, Universiteti i Veres per Demokraci eshte bere jese e kurrikules te shkollave politike. Ai organizohet kryesisht javen e pare te Korrikut.