logo
Emri:



Universiteti i Veres 2006

10-14 Korrik 2006, SFIDAT NDAJ DEMOKRACISË NË EVROPËN E SOTME

Për edicionin e tij të parë, Universiteti i Verës për Demokraci i Shkollave të Studimeve Politike të Këshillit të Evropës zgjodhi një temë mjaft të përshtatshme: Sfidat ndaj demokracisë në Evropën e sotme.

Me rreth 500 pjesëmarrës nga 15 vende, takimi u fokusua ne diskutimin e çështjeve të cilat janë të përbashkëta për të gjitha demokracitë Evropiane. Megjithë praktikat dhe kontekstet e ndryshme politike, dhe gjeopolitike të gjitha vendet ndeshen me probleme të ngjashme si pjesëmarrja qytetare, integrimi, siguria etj. Synimi i Universitetit të Verës ishte identifikimi i aspekteve te ndryshme të qasjes Evropiane ndaj këtyre çështjeve duke theksuar dhe zhvilluar një sens të bashkësisë Evropiane dhe duke marrë në konsideratë përgjigje të përbashkëta.

Nevoja për të diskutuar rreth krizës së demokracisë, përveç suksesit të saj të dukshëm gjatë njëzet vjetëve të shkuar, sikurse u theksua nga ish Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Catherine Lalumière, përmbledh temën e Universitetit të Parë të verës.

Universiteti i Verës 2006 u konsiderua një sukses dhe hapi rrugen për organizimin e Universiteteve te tjerë në vitet që pasuan për të eksploruar të tjera aspekte të vlerave Evropiane.

::. Programi (Anglisht)

::. Sinteze e Sesioneve dhe Workshopeve (Anglisht)

::. Fjala e Terry Davis

::. Fjala e Maud de Boer-Buquicchio

::. Deklarata Finale (Anglisht)

::. Galeri Fotografike


Ndryshimi i fundit: 10-11-2010