logo
Emri:



Universiteti i Veres 2007

2-6 Korrik Strasbourg, PROJEKTE PER EVROPËN

 

Synimi i Universitetit të Verës për Demokraci 2007 ishte rikonsiderimi së bashku i projektit Evropian. 600 pjesëmarrës nga 15 shkollat e studimeve politike patën mundësinë të ndeshin idetë dhe eksperiencat e tyre të qytetarisë, identitetit kombëtar dhe Evropian, lirinë e shtypit, kohezionin social dhe qeverisjen…

Përtej rëndësisë kryesore të proçesit demokratik në Evropën Lindore dhe Jug-Lindore pas vitit 1989, Universiteti i Verës 2007 theksoi faktin se këto tema përfaqësojnë sfidat kryesore për të gjitha demokracitë Evropiane, si për ato të reja ashtu edhe për të vjetrat. Ruajtja e demokracisë është parë si një proçes i vazhdueshëm dhe i pafund, i cili kërkon përpjekje konstante dhe mbetet një punë në progres.

Në këtë kontekst, Universiteti i Verës, është krijuar si një vektori i rëndësishëm për demokracinë në Evropë apo si e përshkroi Fabienne Keller, Kryetarja e bashkisë së Strasburg-ut në atë kohë “një forcë shtytësë fantastike për një projekt për të ardhmen e kontinentit tonë”.

 

::. Programi (Anglisht)

::. Material Informues

::. Deklarata Finale (Anglisht)

::. Sinteza e konferencave dhe workshopeve

::. Fjala e Terry Davis

::. Raporti (Anglisht)

::. Prezantim ne video (Anglisht)

::. Poster (Anglisht)

::. Galeri Fotografike


Ndryshimi i fundit: 12-11-2010