|
Lajmet
28-02-2013 - Kursi i parë kombëtar i Shkollës Shqiptare së Studimeve Politike i titulluar “Partitë Politike dhe sistemet zgjedhore”, u zhvillua në Pogradec nga data 22-24 Shkurt 2013. Ekspertët dhe lektorët e ftuar në këtë kurs ndanë me pjesëmarrësit njohuritë dhe eksperiencat më të mira nga praktika. Me mjaft interes u ndoqën modulet e Z. Alban Bala, ekspert i Marrëdhënieve Publike, në lidhje me ndërtimin e strategjive të komunikimit politik. ...[
me shume]
28-02-2013 - Seminari i parë i Akademisë Rajonale për Demokracinë, i titulluar “Reforma në sektorin e sigurisë në Ballkanin perëndimor” u zhvillua nga 23-26 shkurt 2013 në Suboticë të Serbisë. Projekti është një iniciativë unike në ngritjen e kapaciteteve politike në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe i zbatuar nga shtatë shkolla të studimeve politikenë rajon, anëtare të Rrjetit të Shkollave të Studimeve Politike që veprojnë nën kujdesin e Këshillit të Evropës. ...[
me shume]
08-11-2012 - Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike u dorëzoi sot diplomat 33 pjesëmarrësve të programit të vitit akademik 2012. Në një ceremoni zyrtare ku ishin të pranishëm Presidenti SH.T.Z. Bujar Nishani, Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Znj. Gabriella Battaini-Dragoni dhe Zv. Ambasadori i Zvicrës, Z. John Ruhoff, u vlerësua suksesi i këtij programi dhe u shpreh vullneti për të vazhduar mbështetjen ndaj kësaj shkolle. ...[
me shume]
16-10-2012 - Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike dëshiron t’ju njoftojë se ka filluar procedurat e pranimit të aplikimeve për vitin 2013.
Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike është një program i Këshillit të Evropës, me bashkëfinancim nga Kooperacioni Zviceran, i konceptuar si një instrument i cili mund të ndihmojë liderët e rinj në sektorët administrativë, ligjorë, ekonomikë, socialë, dhe kulturorë të përgatiten për funksionet e tyre. Nëpërmjet dialogut dhe mësimit interaktiv, Shkolla do të trajtojë një gamë të gjerë të sfidave në shoqëritë tona, si edhe do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve mes brezave të rinj të liderëve në vendet e tyre si dhe jashtë kufijve.
...[
me shume]
29-06-2012 - Më 29-30 qershor u organizua në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike (ITAP) kursi i trajnimit për përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore (NjQV). Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata të lëshuara nga Akademia e Studimeve Politike dhe Instituti i Trajnimit të Administratës Publike. Gjithashtu, atyre iu mundësuan edhe dy botime të fundit mbi Bashkëpunimin ndërkomunal, të përgatitura në kuadër të projektit "Përforcimi i strukturave lokale dhe rajonale në Shqipëri", i mbështetur nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri. ...[
me shume]
22-06-2012 - Për vetë rëndësinë që përbën integrimi evropian për të ardhmen e vendit tonë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit, studimi i këtij procesi zë një vend të rëndësishëm në kurrikulën e Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike. Nën këtë këndvështrim u organizua në Pogradec, më 22-24 qershor, kursi i katërt kombëtar i programit të trajnimit të lidershipit ...[
me shume]
25-05-2012 - Më 25-26 maj u zhvillua në Sarandë kursi i tretë kombëtar i SHSHSP me tematikë “Politikat, qeverisja dhe modelet e zhvillimit për një demokraci të qëndrueshme”. Qëllimi i këtij kursi ishte të krijohej një debat përmes së cilës pjesëmarrësit do të mund analizonin lidhjen midis modeleve të qeverisjes së mirë të aplikuara në politikat e zhvillimit ekonomik dhe demokracisë, në kontekstin e ekonomive të ndërvarura dhe globalizimit. ...[
me shume]
18-05-2012 - Më 18-19 maj Akademia e Studimeve Politike organizoi në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike (ITAP) kursin e tretë të trajnimit për përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore (NjQV) të Shqipërisë. Kursi u organizua në Durrës dhe u ndoq nga 20 përfaqësuesit e zgjedhur lokalë dhe anëtarëve të administratave vendore të Tiranës, Durrësit, Lezhës, Kamzës, Burrelit, Vau të Dejës, Përmetit, Beratit, Kavajës, Shijakut, Lushnjës, Himarës. ...[
me shume]
16-03-2012 - Projektligji i ri per Eficencën e Energjisë ka mbledhur sot në një tryezë të rrumbullakët në Hotel Tirana Internacional, deputetë, drejtues të institucioneve, ekspertë të sektorit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Aktiviteti u organizua nga Akademia e Studimeve Politike, me kontributin e GIZ Albania, në kuadër të iniciativës rajonale “Dialogu Publik për përdorimin e Qëndrueshëm të Energjisë në Europën Juglindore“.
...[
me shume]
09-12-2011 - Delegacioni i Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore zhvilloi sot një debat me pjesëmarrësit e programit të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”. Eurodeputetët Eduard KUKAN (Kryetar i Delegacionit), Victor BOSTINARU (Zv/Kryetar) dhe anëtarët Tanja FAJON, Stanimir ILCHEV, Michail TREMOPOULOS, diskutuan me pjesëmarrësit e shkollës mbi sfidat e Bashkimit Evropian dhe perspektivën e integrimit të Shqipërisë, në një moment mjaft të rëndësishëm për hapat e mëtejshëm të vendit në këtë rrugë. ...[
me shume] 0 1 2 3 4 5 6 »
|